Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Shkodër me mbeshtetjen e Bashkimit Europian zhvilluan këtë të dielë një aktivitet në qëndër të zonës turistike të Shirokës, në kuadër të 22 Majit Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

Kjo ditë ka për qëllim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit për cështjet e biodiversitetit.Aktiviteti I zhvilluar në qëndër të Shirokës ofroi një mundësi më shumë për të komunikuar dhe përfshirë publikun,për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat e biodiversitetit dhe mirëqënien e komuniteteve lokale. Biodiversiteti është në presion nga gjuetia e paligjshme, mbetjet dhe ujërat e zeza thotë Kromidha Aktiviteti I zhvilluar u mirëprit shumë nga komuniteti I zonës të cilët kërkuan që të zhvillohen aktivitete të tjera konkrete për të zhvilluar zonën sidomoës gjatë sezonit të verës, ku Shiroka është ndër pikat më të pëlqyera për turistët vendas edhe të huaj.Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 22 Majin si Ditën Ndërkombëtarë të Biodiversitetit.Në përkujtim të kësaj dite Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur tema të ndryshme si ; Biodiversiteti I Pyjeve ,Ujit, shëndetit për të gjithë dhe reduktimit të varfërisë.

Artikulli paraprakLIVING – 21.05.2016
Artikulli tjetërJA ÇFARË I BËN DASHURIA TRUPIT TUAJ