Katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois, raporton CNN.
Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar i ngjarjes, një 22 vjeçar, është arrestuar nga policia. Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë.
Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.