Një shqiptar i identifikuar si Alban Ibraj, ka gjetur vdekjen në Suedi, pasi mbi të kanë shtënë 22 herë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se është vënë në pranga një 22 vjeçar, si bashkëpunëtori i autorit të këtij krimi të rëndë. Mbi të riun kanë shtënë 22 herë dhe ngjarja është shënuar në qytetin Malmo, në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se autori ka qëlluar derisa është siguruar që shqiptari i identifikuar si Alban Ibraj të vritej. Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë, kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë. “Rreth orës 8:30 të mbrëmjes, të martën, ne kemi gjetur një person mashkull në terren, i plagosur”, tha zëdhënësi i policisë, Fredrik Bratt, i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij. Të njëjtat burime shtojnë se Alban Ibraj është një shqiptar nga Kosova, që kishte emigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.

Artikulli paraprakPARA MEDIAS – TAHIRI BËN BILANCIN E VITIT 2016
Artikulli tjetërBORA, BASHKIA: MASA NË ZONAT MALORE