Eshtë vetëm 22-vjeçe dhe pasioni i saj është endja në tezgjah.Emanuela Jaku nga Dajçi i Lezhës është studente e degës Matematikë-Fizikë dhe kohën e lirë ja kushton artizanatit që sipas saj janë të lidhura me njëra-tjetrën. E frymëzuar nga një grua e fshatit, e reja e nisi ta mësojë këtë zanat 5 vite më parë dhe sot e ushtron me përkushtim e pasion.

Puna në tezgjah kërkon përkushtim dhe durim, por më së shumti kërkon ta duash atë. 22-vjeçaren e gjejme duke punuar në veke, një punë artistike mjaft e vështire që kërkon kohë thotë Emanuela.

Ndërsa thotë se nuk do t’i ndalet këtij profesioni, Emanuela Jaku ka një mesazh për bashkëmoshataret e saj.

Zadrima e Lezhës është një zonë me traditë artizanati dhe pavarësisht vështirësive, me shumë sakrifica ky profesion po vazhdon të mbahet gjallë, duke u trasheguar tek brezi i ri.

Artikulli paraprakSHTATORI MË I NGROHTË NË FRANCË QË NGA VITI 1900
Artikulli tjetërMBYLLJA E SEZONIT VEROR RRITI PAPUNËSINË