23 bashki pa shërbim zjarrfikës, 70% mjeteve të vjetra

Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale e cila shërbimin zjarrfikës ia kaloj në varësi pushtetit lokal, situata paraqitet në kufijtë e skandalit. Nga 61 bashki në vend, shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston. Kjo situatë ka sjellë edhe pasojat katastrofike nga zjarret në disa zona të vendit, ku flakët po bëjnë masakër ndaj pyjeve, ndërsa rrezikojnë edhe banesa. Kreu i Zjarrfikësve, Kristuli: S’kemi mjete ajrore Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980. Po sipas Kristulit në inventarin e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës nuk ekziston asnjë mjet ajrorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion. Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut. Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete, por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet. Sipas kreut te emergjncave civile Shemsi Prençi “është e domosdoshme që vetë shteti të ngrejë flotën ajrore, të operacioneve ajrore për fikjen e zjarrit në pyje dhe kullota”.

Artikulli paraprakDREJTUESI I DEHUR I BIÇIKLETËS AKSIDENTON NJË SHTETAS
Artikulli tjetërSHEMBJET NË VLORË, ARRESTOHET KREU I IMT-SË QË ABUZOI ME DETYRËN