Policia e Vlorës me anë të një njoftimi ka bërë me dije se është zbardhur ngjarja e djeshme ku një makine i është vënë flaka.

Sipas bluve të Vlorës bëhet me dije se mjetin në pronësi të shtetases A.K, e ka djegur djali i saj 23 vjeçari K.K.Sipas tyre bëhet fjalë për motive të dobëta.

Vlorë
Zbardhet ngjarja e ndodhur nē zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.
Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:

K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVRITEN 20 KUAJ BRENDA JAVËS, 20 MIJË DOLLAR SHPËRBLIM KUSH NJEH AUTORIN
Artikulli tjetërGJENDET I PAJETË NË SHTËPINË E TIJ I RIU