23-vjeçari kapet nga policia me arme pa leje
Një 23-vjeçar është prangosur ditën e sotme nga Policia e Tiranës pasi është kapur duke udhëtuar me armë pa leje. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 23-vjeçari nga Tirana me iniciale D.I u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës në segmentin rrugorë Vorë – Maminas. Mësohet se pas kontrollit fizik që i është bërë nga forcat ‘Shqiponja’ D.I, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”, me një krëhër me 7 fishekë. Në lidhje me këtë ngjarjes, policia thotë se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.