KRYEMINISTRI RAMA DEKLAROIN SE DO TË RILINDIN KOMUNITETET.Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka zgjedhur 23-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist për të ngritur siparin e primtimeve për zgjedhjet e ardhshme vendore .

Në prani të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, Rama ka premtuar se me fitoren në betejën e ardhshme zgjedhore do të synohet rilindja e komunitetit dhe frymës së komunitetit.Rama u ka premtuar të rinjve se mazhoranca nuk do të përdorë mësuesit dhe nxënësit për të mbushur mitingjet. 23 vjetori është përshëndetur edhe nga një prej prej ish krerëve të Forumit Eurosocialist, kryeparlamenti Ilir Meta, i cili nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta me kryeministrin Rama.

Në skenë janë ngjitur ish drejtuesit e këtij forumi ndër vite.

Artikulli paraprakHOLLANDE: FRANCA MBRON MUSLIMANËT
Artikulli tjetërISIS KËRCËNON EUROPËN DHE SHBA