Punonjësit e policisë janë forca në krah të ligjit të punojnë për zbatimin e tij, por në mes tyre ka shpesh elementë që vendosen në krahun e kundërt duke u përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Rasti më i fundit është i agjentit të krimeve në policinë e Dibrës, Arbër Sula, aktualisht në kërkim, i cili akuzohet për vrasjen e 29 vjeçarit Jurgen Duka, pas një konflikti të çastit në një market në Tiranë. Por, rasti i agjentit të krimeve nuk është i vetmi.

Referuar burimeve pranë Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat tha se në periudhën janar- shtator 2021 ka pasur rreth 230 punonjës policie të cilët dyshohet se janë përfshirë në një vepër penale, e cila po hetohet nga prokuroria. Mes 230 punonjësve të policisë që dyshohet se kanë shkelur ligjin, 67 janë në nivel drejtues. Ajo që bie në sy është fakti se kryesisht punonjësit e policisë të rinj në moshë veprojnë nën emocion duke përdorur pa hezitim armën e zjarrit. Përmendim rastin e Nevaldo Hajdarit i cili rreth një vit më parë vrau Klodian Rashën, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Po ashtu edhe rasti i një punonjësi policie në Laç që në prill të këtij viti plagosi 2 kolegët e tij nga pakujdesia gjatë një aksioni. SHÇBA do të kryejë një verifikim në lidhje me përgatitjen profesionale dhe psikologjike të punonjësve të policisë në Akademinë e Sigurisë nëse është e mjaftueshme apo jo.

Jo vetëm të pakujdesshëm me armët e zjarrit, por punonjësit e policisë gjatë këtij viti kanë dalë të përfshirë edhe në skema korruptive kur kanë lejuar ndërtimet pa leje si një punonjësi policie të komisariatit nr. 6 që u arrestua në gusht të këtij viti, por edhe për trafik të klandestinëve si në rastin e disa punonjësve të policisë në Korçë e Kukës dhjetorin e këtij viti.Nuk kanë munguar rastet e implikimit të punonjësve të policisë në favorizimin e kultivimit të lëndëve narkotike siç ishte rasti i një punonjësi policie në Gramsh që u arrestua në nëntor apo edhe raste të shitjes së drogave të forta siç ishte rasti I një punonjësi policie të komisariatit nr. 2 të cilit iu gjetë këtij viti.

Artikulli paraprakSHERR NË SELINË E PD-SË, EVI KOKALARI ‘KOKË MË KOKË’ ME MBËSHTETËSEN E BASHËS: MOS MË PREK MUA!
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRES BEN NAMIN, PROCEDON 14 PERSONA