PRIZRENI MIRËPRET KINEASTË NGA E GJITHË BOTA
Edicioni i 13-të i DokuFest ka nisur te shtunen ne mbremje në Prizren për të vijuar deri më 24 gusht 2014.

Në ceremoninë e hapjes së DokuFest-it mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrja Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe shumë personalitete të tjera nga bota e kulturës.
Sivjet DokuFestit hapet me “Everyday Rebellion” dhe mbyllet me shfaqjen e “20 feet from Stardom”.
SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik si Harlan County USA nga Barbara Kopple, Hoop Dreams nga Steve James dhe Hearts and Minds nga Peter Davis.
Një numër i madh I autoreve, producentëve dhe profesionistëve jenë të pranishëm në festival, në mesin e tyre kameramani Richard Pierce dhe Lynzee Klingman që është njëri ndër editorët e Hearts and Minds, Christian Frei, regjisor i filmit Sleepless in New York, Marilyn Ness, producent i 1971 dhe E-TEAM si dhe shumë të tjerë, nga rajoni dhe nga jashtë. Festivali i bën homazh kineastit austriak Michael Glawogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit.
Filmat për muzikën, teknologjine dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë po ashtu pjesë e programit.
Ne kete festival janë përzgjedhur në festival 237 filma nga mbi 2400 që kanë aplikuar, një tjetër rekord i këtij viti. Do të kete edhe filma ne gjuhen shqipe nga Kosova, Shqipëria apo edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë.     

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/vyayAJ7ZCT8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA-KUKËSI, RAINERI BESON TEK SURPRIZA
Artikulli tjetërPLAGOSET LIDERI I EKSTREMISTËVE SHQIPTARË