2023-shi ka nisur me rrugë të përgjakura nga aksidentit. Vetëm në tre ditët e para të këtij viti, janë regjistruar 24 aksidente. Sipas Skënder Bratajt, Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që të shtohet numri i njerëzve dhe makinave, si rrjedhojë dhe aksidenteve.
4700 thirrje për ndihmë janë regjistruar në urgjencë, ka konfirmuar Brataj për Euroneës.
“Ishin rreth 24 aksidente në tre ditët e para që ishin me automjet dhe biçikletë, ndërsa në përgjithësi ishin rreth 116 që janë të llojeve të ndryshme, edhe nga shpërthimi, ose nga rëniet, ose pengesat, ose plagosjet me armë zjarri,” është shprehur Brataj.