JETESA E VËSHTIRË, QËNDROJNË MES KATËR MUREVE NGA FRIKA E HASMIT. “E kemi shumë të vështirë të jetojmë të ngujuar” – kështu shprehet një grua e cila familjen e saj e ka të ngujuar prej vitesh. Gjakmarrja, kjo plagë që asnjëherë nuk po merr rugën e shërimit në shumë familje, kryesisht në periferi apo fshatra të komunave të ndryshme, vazhdon të jetë prezente. Një grua e cila erdhi për të mësuar një zanat përmes kursit profesional tregon dramën e jetës në familjen e saj.

Gra që vuajnë pasojat e gjakmarrjes bashkë me familjet e tyre jtë shumta. Një tjetër rrëfen se jetesa mes katër mureve nuk është gjë tjetër veçse një makth që nuk dihet se kur do të marrë fund. Mësuesja vullnetare Liljana Luani thotë se për këto gra kurset profesionale janë një mundësi më shumë për t’i nxjerrë nga ngujimi mes katër mureve të shtëpisë. Gjakmarrja dhe vetëgjyqësia, një fenomen që prej kohësh ka sjellë drama dhe tragjedi në shoqërinë shqiptare e sidomos Qarkun e Shkodrës. Instituicionet nuk janë në gjendje që të ndikojnë aq fuqishëm sa për ta eleminuar këtë fenomen që merr jetë të pafajshme njerëzish. Ende kanuni i Lekë Dukagjinit ka më shumë forcë se sa ligjet e shtetit duke bërë që veç vrasjeve me qindra persona të qëndrojnë të ngujuar nga frika se hasmi mund të hakmerret.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, POLICIA SEKUESTRON 13 KG LËNDË NARKOTIKE
Artikulli tjetërPROTESTA E “NDALUAR” E BANORËVE TË PËRMBYTUR