DO TË ZHVILLOJNË KURSE PROFESIONALE E MË PAS DO SHOHIN PËR PUNËSIM. 24 gra kryesisht nga Komuna Rrethina i thonë ndal ngujimit në shtëpitë e tyre si shkak i fenomenit të gjakmarrjes.

Pas afro 3 muajsh nga takimi i parë me këto gra drejtoria e formimit profesional mundëson kurset profesionale bashkë me mbështetjen e komunës Rrethina dhe prefekturës së qarkut Shkodër. Këto gra duke qenë se kanë shumë probleme sociale si shkak i ngujimit nga gjakmarrja pas përfundimit të kurseve profesionale do të shihen mundësitë e punësimit të tyre për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI MBLEDH TRYEZËN E SPORTIT
Artikulli tjetërVJON NDËRHYRJA PËR PASTRIMIN E KANALEVE KULLUESE