Për herë të parë në Shqipëri shënohet Dita Kombëtare e Egjiptianëve.
Si ditë zyrtare është caktuar 24 qershori.Kryetari i Shoqatës së Romëve dhe Egjiptianëve të Shkodres Kydret Shatza thotë se ky komunitet është i diskriminuar dhe bashkia duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim Në Shkodër banojnë 380 familje egjiptiane të shpërndarë në lagjen “Iliria” , në afërsi të Ures së Bunes dhe në lagje të ndryshme të qytetit, ndërsa numri i familjeve është rreth 3000. Edhe pse janë krijuar mjaft politika lehtësuese për arsimimin e këtij komuniteti, përsëri situata vazhdon të mbesë e njëjtë, pasi numri i të rinjve që frekuntojnë studimet universitare është shumë i ulët .Shumë prej tyre theksojnë se kjo vjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku detyrohen të lënë studimet dhe punojnë për të siguruar jetesen