BESIMTARËT MYSLIMANË TË GJITHË SË BASHKU NË XHAMINË E PLUMBIT.
Ne prag te 24 vjetorit te rihapjes se xhamisë se plumbit, Muyftinia e Shkodrës ka organizuar faljen e hytbes se xhumasë pikërisht ne ketë xhami për te përkujtuar edhe sakrificën por edhe vlerat e rikthimit te besimit ne vend. Besimtare te shume myslimane kane marre pjese ne ketë ceremoni ku prezent ishte edhe myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Gjate fjalës se tij myftiu I Shkodrës, ka rikthyer edhe njëherë në memorie, atë regjim te egër totalitar qe pengoi për vite me radhe shqiptaret qe te besonin ne zot.
Dita e premte e datës 16 Nëntor 1990 na nxit te kujtojmë politiken ateiste te diktaturës komuniste, tere atë varg masash shtypëse e antinjerëzore kundër fesë, institucioneve te kultit kundër klerikëve dhe ndjenjave te besimtareve te popullit. Ceremonia e 16 nëntorit 1990 nuk qe thjesht një ceremoni fetare. Ajo, krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Ashtu si ne varrezat e Rrmajit, më 11 nëntor 1990, dhe në ceremoninë fetare të organizuar në Xhaminë e Plumbit më 16 nëntor merrnin pjesë besimtarë të të gjitha besimeve. Ato ishin shenjat e para se Shqipëria po hapej dhe se komunizmi po rrënohej.