25 automjete retro nga vende të ndryshe të Europës mbërritën për herë të parë në Shqipëri. Në këtë tur të tyre në 11 shtete që nisi nga alpet më borë të Austrisë, makinat e vjetra zgjodhën Shkodrën si ndalesën e parë në vendin tone.

Pjesë e këtij turi janë edhe gratë të apasionuara pas mjeteve Retro.

Në Shqipëri 25 drejtuesit e mjete Retro nuk janë ndaluar asnjëherë nga policia gjë e cila i ka bërë përshtypje ndërsa festa e vërtetë për ta, përmes humorit thonë se do jetë pas konsumimit të alkoolit.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci shprehet se interesi i të huajve për organizime të tilla po shtohet duke e bërë qytetin gjithnjë e më turistik.

Turi 14 ditor i 25 mjeteve Retro që datojnë në vitet 1970 ose edhe më të vjetra do të përfundojë në Athinë, në këtë xhiro në disa nga pjesët më pak të eksploruara në Ballkanit.

Artikulli paraprak“ZHDUKET” KURORA E GJELBËR E SHËNGJINIT
Artikulli tjetër150 VAKSINA TË APLIKUARA NË POSTRIBË