Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat bëri me dije se ka qenë ai i cili ka ndërmarrë nisma për të shmangur përplasjet gjatë procesit zgjedhor në 25 prill.

Po ashtu Meta theksoi se ka qenë ai i cili ka ndërmarrë nisma dhe iniciative për të ruajtur qetësinë gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë.

“Në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi të dorëzojë pa ia kërkuar askush një provë gjoja të re që është një falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces fars dhe politik, synon kapjen e institucionit më legjitim. E gjithë veprimtaria ka qenë dëshmi e qartë. Të gjithë i mbajnë mend kritikat e Presidentit të Republikës. Nxitja e presidentit për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe për ta respektuar atë ka qenë e evidentuar publikisht. Zgjedhjet e 25 prillit i provuan qartë shqetësimet e presidentit. Angazhimi i presidentit për parandalimin e ngjarjeve të rënda për shkak të prekjes së votës janë të evidentuara qartë. Presidenti ka pasur një qëndrim shumë të qartë midis forcave politike pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar asnjë subjekt politik. Presidenti ka ndërmarrë disa herë iniciativa drejtuar të të dyja palëve për të zbatuar Reformë në Drejtësi. Presidenti ka ndërmarrë reforma për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, po ashtu ka ndërmarrë iniciativa për shmangur përplasjen dhe këto janë fakte me të cilën gjykata është njohur. Edhe gjatë pandemisë Presidenti ka ndërmarrë nisma për ruajtjen e paqes dhe qetësisë.”, tha Meta.

Artikulli paraprakKËRKESA NË KUSHTETUESE PËR SHKARKIMIN, PRESIDENTI META: JA KUR DO T’IU PËRGJIGJEMI 72 PYETJEVE TË GJYKATËS
Artikulli tjetër“O LIKE… PATRONAZHISTËT JU NJOHIN SE KUSH JENI”/ META NXJERR VIDEON NGA FUSHATA E RAMËS, JA SI I PËRGJIGJET KRYEMINISTRIT