Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes palëve seanca në Gjykatën e Apelit Gjirokastër për shtetasin Ajet Rexhepi.
Mësohet se ka pasur përplasje dhe sherr mes familjarëve të viktimës Pajtim Shehu dhe të afërmve të të dënuarit Ajet Rexhepi para kësaj gjykate.
Ka qenë vendimi i gjykatës që ka tensionuar situatën, pasi ka dënuar me 25 vite burg autorin e vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016, Ajet Rexhepin. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë 44-vjeçarin Pajtim Shehu me plumb në kokë.