Nuk arriti të gjej punë si regjisor apo aktor, pasi përfundoj kursin dhe nisi të shesë gazeta.Përsonazh i kësaj historie është Nikolin Delia nga Lezhë.Ngrihet heret në mëngjes dhe përgjatë gjithë ditës hyn në bare, ambiente shërbimi apo institucione për të shitur gazeta dhe libra.Këtë ritual e ndjek prej 25 vitesh, por vitet e fundit interesi për shtypin e shkruar ka rënë ndjeshem thotë Nikolini.
Bën plot 50 deri në 60 km në ditë dhe nuk ndjen aspak lodhje.Më të interesuar për shtypin e shkruar janë mosha e tretë, ndërsa në këto kohe punon më shumë nga pasioni se perfitimi thotë Nikolin Delia.
Nëse do vizitoni Lezhën në një moment apo në një tjetër mund të takoni Nikolinin. Nëse nuk do ti blini gazetë a libër, ai mund t’ju tregojë ndonjë baracaletë apo do tju reklamojë videot humoristike.