Në universitetin e Shkodrës është shënuar 25-vjetori I hapjes së degës së Anglishtes. Në kuadër të kësaj date të shënuar, në Bibliotekën e Universitetit departamenti I anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi konferenën e tretë ndërkombëtare me temë “Fuqia e Gjuhës”. Adem Bekteshi, rektor I universitetit vlerëson punën e bërë në këto 25 vite për rritjen e nivelit në këtë degë, duke e kthyer atë në një department tashmë.

Shefja e departamentit të Anglishtes, Albana Hadri tregon disa nga arritjet ndër vite që janë bërë nga pedagogët dhe studentët në këtë degë studimi.

Konferenca “Fuqia e Gjuëhs” do të zgjasë 2 ditë, ku studentët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të trajnohen nga profesorë vendas dhe të huaj mbi rëndësinë dhe ndikimin që ka gjuha në tërësi. Ndërkohë, 25 vite më parë, ishin vetëm 2 profesorë dhe 18 studentë ata që u bënë iniciator për hapjen e kësaj dege e cila edhe sot vazhdon të jetë ndër degët më të kërkuara të studimit.

Artikulli paraprakPRESIDENCA KËRKESË PROKURORISË: VERIFIKONI NUMRIN QË SHANTAZHOI TEDI BLUSHIN
Artikulli tjetërBUSHAT, NXËNËSIT MBJELLIN 1080 FIDANË PISHE