2 Prilli eshte nje ngjarje e rendesishme, jo vetem per shkodren, por per mbare shqiperine.
Nje dite dhimbjeje, por edhe nje dite reflektimi per kalvarin e vuajtjeve qe ky popull, u sygjynos gjate 50 viteve nga diktatura komuniste. Por ne kete 25 vjetor, ne hollin e Keshillit te Qarkut te Shkodres, me inisiativen e Kryetares se Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli, me 2 Prill, do te ekspozohen foto te cilat nuk jane publikuar asnjehere gjate ketyre 25 viteve, foto qe mbajne emrin e nje ikone te fotografise ne Shkoder, mjeshtrit Angjelin Nenshati. Star Plus tv, ka siguruar keto foto dhe i sjell per te gjithe teleshikuesit, si nje moment reflektimi por edhe homazh ndaj 4 djemve te rinj shkodrane qe humben jeten me 2 prill, heronjve, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka