Ka ndërruar jetë 25 vjeçari që u hodhi nga kati i tretë i banesës ku jetonte, pasi qëlloi me thikë dy prindërit e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar në rrugën “Nasi Pablo”, ku shtetasi me iniciale B.S, ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Gjithashtu në spital përfunduan të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasja A. S., rreth 53 vjeç.

“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës”, sqaron policia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, E DIELA NIS ME VRANËSIRA
Artikulli tjetërSIR ALEX FERGUSON I NËNSHTROHET OPERACIONIT NË TRU