Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka lindur fëmijën e saj të pare.E reja ka lindur me operacion, lindje çezariane.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Ndërkohë mësohet se mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë arrestuar nga policia.

E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”.

Artikulli paraprakKISHTE FSHEHUR PISTOLETË NË BAGAZH, ARRESTOHET GRUAJA
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PYLL NË ELBASAN, RREZIKOHEN BANESAT