25 vjet Shqipëri-Vatikan – Zhiti: Politika të nxjerrë vlera nga lumturimi i 38 martirëve

25-vjetori i vendosjes se marrëdhenieve diplomatike mes Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka mbledhur bashkë në një ceremoni në Vatikan, klerikë dhe përfaqësuesit më të lartë të Kishës, të cilët hodhën dritë mbi historikun e kësaj marrëdhënie. I ngarkuari me punë pranë Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti, tha se Shqipëria ka përjetuar një ndryshim të madh, ndërsa shtoi se nga lumturimi i 38 martirëve politika duhet të nxjerrë vlera. Zhiti:Është vërtet një kohë e begatë për Shqipërinë, gjithë këto ngjarje, festa shpirtërore po themi. Ne përveç entuziazmit dhe krenarisë normale për një gjë të tillë ne duhet ti nxjerrim kësaj vlerën dhe porosinë.Shqipëria ka forca shpirtërore të thella të rroposura që po dalin. Politikës, shtetarëve dhe të gjithë njerëzve u mbetet si detyrë që ky shpërthim i brendshëm të shpaloset për mirë. Ky vrull ti shërbejë begatimit të jetës. Edhe Dom Marjan Paloka, anëtar i Famullisë Fiesole të Firences, i vlerësoi 38 martirët shqiptarë të diktaturës komuniste, që së shpejti priten të lumnohen nga Kisha e Shenjtë, si figura universale. Dom Marjan Paloka: Universalizmi katolik nuk ishte në dëm të kombëtarëisë së tyre.Prandaj nëse këta martirë kanë ditur të bashkojnë sëbashku universalen, lokalen dhe konkreten, atëherë dhe Shqipëria që sot detyrimisht shikon drejt universales pas një periudhe të gjatë të mbyllur duhet të mësojë nga sakrifica e këtyre martirëve për të ditur të kujdeset njëkohësisht për të dyja gjërat:marrëdhënien me botën, universalen dhe për rritjen dhe zhvillimin e vendit, konkreten, lokalen. Në këtë event përkujtimor mori pjesë dhe Kardinali Ivan Dias, Nunci i Parë Apostolik në Shqipëri, si edhe Ministri i Jashtëm i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Arqipeshkopi Paul Richard Gallagher, i cili tha se nga Shqipëria sot shohim sinjale shprese, besimi e bamirësie. 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë përkon me një vit të veçantë për Shqipërinë, gjatë të cilit bamirësja shqiptare Nënë Tereza u shpall Shenjt.

Artikulli paraprakKONÇENSIONI I RRUGES SE KOMBIT I JEPET GRUPIT SHQIPTAR,RREZOHEN TURQIT
Artikulli tjetërKAPET NE GREQI 1 TON KANABIS NGA SHQIPERIA.NE PRANGA 6 PERSONA,MES TYRE EDHE SHQIPTARE