Në kuadër të 25 vjetorit të ardhjes së motrave misonare “kraharori i shejtë” në shqipëri , u zhvillua një aktivitet festiv në teatrin e shkollës “Zemra e Krishtit” të qytetit të Shkodrës.
Ishin fëmijët e kësaj shkolle të cilët interpretuan pjesë muzikore, poema etj duke përcuar tek të pranishmit emocione të vecanta.
Nuk mungoi as drama simbolike e ardhjes së motrave misonare ne Shqipëri e interpretuar nga të vegjlit.
Ishin katër motra të cilat para 25 viteve erdhen në Shqipëri me një mision, Ungjillzimin . Por tani dëshmi e asaj kohe ka mbetur vetëm njëra nga motrat Miriam Nacuchi e cila na rrëfen momentet e ardhjes në Shqipëri.
“Jam shumë e gëzuar që ndodhem këtu në rastin e 25 vjetorit tim dhe të motrave . ishte shumë emocionuese ardhja në një vend ku nuk njëh askënd. Fillimisht kam shërbyer si infermiere në fshatrat e njësisë gur I zi, pastaj në kishën “zemra e krishtit”.
Ne erdhëm këtu me një mission ungjillzimin, lajmin e mirë për të gjithë. E integruam këtë duke edukuar cdo fëmijë të rinj dhe cdo njëri, mendoj se misioni ynë u përmbush”
Aktiviteti u ndoq nga personalitete të qytetit të Shkodrës të komunitetit fetar katolik, prindër dhe nxënës .