Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën e Çlirimit të Kosovës u takua në Prishtinë me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Presidenti Begaj i shprehu edhe një herë Haradinajt vlerësimin e tij për kontributin e tij e të bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës.

“Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj, bij të shqipes nga çdo anë dhe mbështetjen e vendosur të miqve, partnerëve tanët strategjikë, që besuan në kauzën e drejtë të lirisë. Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre” -theksoi Presidenti Begaj.

Artikulli paraprakOBJEKTET E KONFISKUARA, QEVERIA PËRCAKTON RREGULLAT DHE KRITERET E FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT
Artikulli tjetërDELEGACIONI SERB U LARGUA NGA TAKIMI NË SARAJEVË PASI U PËRMEND ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË KIE