Në 25-vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama apeloi për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në politikë.
Thirrja nuk mungoi dhe për ushtrimin e të të drejtës së votës për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, pasi siç tha Rama, qeveria e majtë është dëshmi për rëndësinë që ka vota. Aktiviteti i FRESSH po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë FRESSH pritet të zgjedhë sot dhe strukturat drejtuese.