Ne kuadër te 25 vjetorit te Meshës se pare te mbajtur ne varrezat e Rrmajit ne Shkodër, Famullia e Shkodrës ka nisur përgatitjet, fillimisht me punimet qe po kryhen pikërisht ne këtë vend. Ka nisur rikonstruksioni i ambienteve ne te cilën 25 vite me pare do te thyhej heshtja, dhe do te rikthehej besimi.
Kane kaluar 25 vite qe nga ajo dite e cila do te fundoste njëherë e mire historinë fame keqe 23 vjeçare te ateizmit ne Shqipëri. Kane kaluar plot 25 vite kur pas një errësire shpirtërore te padëgjuar ne gjithë globin, një klerik I cili kishte kaluar thuajse gjysmën e jetës ne burgjet e komunizmit do te kryente një akt te padëgjuar për nga guximi I treguar, duke drejtuar ceremoninë e pare fetare ne te gjithë vendin. Gjithçka kishte nisur ne një mënyre spontane por qe me shpejtësinë e dritës ishte formësuar duke u kthyer ne një vepër te organizuar deri ne detaje.