Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashke me shërbimin social ne Shkodër dhe me biznesmenë te këtij qyteti me rastin e festes se Vitit te Ri  kane shpërndare ndihma ushqimore dhe lodra per fëmije ne 26 familje te ngujuara ne rrethin e Shkodrës.

Ndihmat janë marre nga femrat e shtëpive dhe fëmijët e mitur dhe jo nga meshkujt per shkak te frikës se këtyre te fundit. Familjet e ngujuara jetojnë ne kushte te vështira dhe me mungese ushqimesh ,veshmbathjesh dhe ne shkollimin e fëmijëve.Nga frika e gjakmarrjes meshkujt nuk dalin jashtë duke mos pasur mundësi punësimi, ndaj këto familje jetojnë me ndihmat qe ju sjellin te tjerët apo me punën e rëndomte qe bëjnë grate.

Artikulli paraprakMURIQAN, ARRESTOHET SHTETASI MALAZEZ
Artikulli tjetër“CATI FOUNDATION” PRANË FËMIJËVË NË KËTË FUNDVIT