Për karabinierët italianë në Lucca, Flori Sejdini, 26 vjeçari shqiptar me banim në Montecatini, është elementi kryesor, ndoshta kryetari i një bande të specializuar për dhunë e rrëmbime në territorin e Pina dhe Lucchesia.
Sejdini tani është në telashe, shkruajnë media italiane dhe gjyqi për të dhe 15 anëtarët e bandës të shpallur në kërkim është caktuar për në 18 janar 2019.
Në vitin 2016 kishte përfunduar në pranga për një sërë sulmesh në banesa. Por akuza më e rëndë rëndon për sekuestrim personi dhe grabitje.
Mbrëmjen e 26 marsit, në orën 21:00, një bandë e përbërë nga tre banditë të armatosur bënë një grabitje në shtëpinë e një plaku që ishte në shtrat.
Për më shumë se një orë e mbajtën lidhur: I thanë se nuk kishte për të lëvizur ndërsa ia merrnin të gjtiha paratë dhe xhevahiret që i përkisnin gruas së vdekur me vlerë gati 5 mijë euro.
Pesë ditë më pas, banda grabiti një banesë tjetër më Vapannorese, në banesën e një punëtori dhe gruas së tij në zonën e Nord della Piana. Por reagimi i të zotit të shtëpisë bëri që karabinierët ta dallonin makinën e hajdutëve, një Renault.
Ata arritën të ikin, por për hetuesit, drejtuesi i makinës ishte Flori Sejdini