Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentin Frank-Walter Steinmeier me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Meta shkruan se Shqipëria mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai ka falënderuar po ashtu presidentin gjerman për mbështetjen që Gjermani po i jep Shqipërisë në Procesin e Berilinit duke hapur një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit.

Artikulli paraprakE NDËRTUAR NË SHEKULLIN E 18/ “URA E HEKURT” NË ROMË SHKRUMBOHET NGA FLAKËT, ASNJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërDRONI MBI UJËRAT E KRIPURA TË AUSTRALISË, KROKODILI KËRCEN DHE E KAP ME DHËMBË, MOMENTI I VEÇANTË BËHET VIRAL