27 persona në pranga, policia kap familjen shqiptare që furnizonte me drogë tregun
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë aktive në trafikun e drogës në Monza e Milano, pas një operacioni që solli arrestimin e 27 personave, 23 prej të cilëve përfunduan në burg, ndërsa katër të tjerët janë në arrest shtëpie. Arrestimet aktuale u shtohen atyre të një operacioni tjetër, me emrin “Velarium”, i cili nisi pas tentativës për vrasjen e një shqiptari, më 25 shtaro 2015, në një lokal në periferi të Monzaz. Hetimet për atë episod, përveçse zbuluan autorët, i lejuan policisë edhe të zbulonte rrjetin e shpërndarjes së drogës. Në total, nën hetim janë 40 persona: 19 italianë, 16 shqiptarë, dy rumunë, një algjerian, një maroken dhe një polake. Një familje shqiptare furnizonte shpërndarësit me drogë Operacioni, gjatë të cilit u sekuestruan edhe 140 mijë euro, çoi në identifikimin e një familjeje të tërë qytetarësh shqiptarë, rezidente prej vitesh në Monza, e cila furnizonte me drogë shpërndarësit e rrugës. Secili në familje kishte një rol të përcaktuar mirë: babai merrej me furnizimet e mëdha, djali me shitjet për shpërndarësit, ndërsa nëna merrej me mbulimin, duke fshehur drogën e kontrolluar rrugën poshtë shtëpisë për policë civilë.