Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrezoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike për shkarkimin e prokurores së Përgjithshme të përkohshme zonjës Arta Marku.
Sipas anëtarëve të KLP kjo kërkesë nuk është në kompetence e këtij institucioni.
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në këtë detyrë prej 14 muajsh u denoncua pranë KLP gjatë muajit janar për mos zbatim të ligjit meqënëse nuk kishte pritur autoritetin e dosjeve përpara se të thërriste asamblenë nga u votua Këshilli.
Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e mori ne shqyrtim kërkesën duke ia lënë kompetencat Gent Ibrahimit që të përgjigjet administrativisht se nuk i takon këtij institucioni shkarkimi i Markut.
Por sfida kryesore e KLP tanimë është përzgjedhja e prokuroreve për në SPAK.
Mes 27 emrave që dorëzuan formularët 13 prej kandidateve vijnë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, duke shtuar konkurencën mes emrave që kanë spikatur qe prej 2004 atëherë kur nisi nga puna prokuroria e krimeve te renda.