Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga dy sulme me bomba gjatë 24 orëve të fundit në Irak.

Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen Karrada të Bagdadit. Terroristët pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH shpërthyen autobomben përpara një dyqani akulloresh, të frekuentuar nga familjet pas iftarit. Në këtë sulm gjetën vdekjen 16 persona dhe u plagosën rreth 80 të tjerë. Ndërsa sulmi tjetër ndodhi disa orë më vonë. Sulmet vijnë vetëm disa ditë pas fillimit të muajit të Ramazanit.

Artikulli paraprakFONDI PËR PARTITË, PS-PD PËRFITOJNË 49 MLN LEKË, LSI 7 MLN LEKË
Artikulli tjetërSOT SËRISH DEBAT NË KUVENDIN E MAQEDONISË PËR QEVERINË E RE