27 vjetori i Partisë Demokratike pa një numër të madh vizitorësh të pritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve.11 dhjetori kujtoi çeljen e pluralizmit me lindjen e partisë së parë opzitare në vend në dimrin ‘90 kur studentët nisën rrugën pa kthim drejt demokracisë.
Përballë demokratëve të rinj dhe të vjetër, mes të cilëve shumë emra të hershëm mungonin, kryetari demokrat Lulzim Basha njohu historinë e vështirë të Partisë Demokratike. Mes të tjerëve falenderimet shkuan edhe për kë mungonte.
Një thirrje ia drejtoi demokratëve. Atëherë kur nata duket më e errët, ata të qëndrojnë të bashkuar rreth vlerave që për Lulzim Bashën janë mishërim i Partisë Demokratike.