Një shqiptar ka humbur jetën në rrethana tragjike ditën e sotme në bulevardin buzë detit në Voula në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.40, ku një kamion dhe një motor u përfshinë në një aksident trafikut në kryqëzimin midis rrugëve Karmanli dhe Zefyrou.

Në këtë aksident mbeti i vdekur drejtuesi i motorit një 27 vjeçar nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, drejtuesi i motorit ishte me shpejtësi të lartë në rrugën bregdetare kur u përplas nga një kamion në komunën Varis-Voula-Vouliagmeni.

Drejtuesi i kamionit komunal tha se motoristi ishte me shpejtësi të lartë dhe ai nuk mundi ta shmangte, pasi ky i fundit nuk mbante kaskë mbi kokë.

Artikulli paraprakFIRMOSIN EDHE DY BRAZILIAN TË TJERË ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërBLLOKIMI I 550 TON KARBURANT, RAMA PARALAJMËRON: OSE SIPAS LIGJIT, OSE GODITJEN E LIGJIT