Nëna e vajzës 27 vjeçare që tentoi të mbytej me katër fëmijët e saj në ujërat e lumit Buna përmes një rrëfimi ka treguar se si vajza e saj e cila se fundmi është në proces divorci, por prej 9 vitesh vuan nga bashkëshorti. Nëna tregon se 27 vjeçarja i dërgoi një mesazh duke i thënë se ndodhem tek ura e Bunës dhe menjëherë njoftuan policinë duke arritur ta gjejnë në një lulishte përpara se të kryente aktin e rëndë.
Disa ditë më parë 27 vjeçarja me 4 fëmijët kishte ikur nga bashkëshorti për shkak të problemeve nga ky i fundit.
Nëna e 27 vjeçares thotë se dhëndrri pak muaj më parë i ka drejtuar armën duke e kërcënuar për shkak të një lidhje të dytë me një tjetër grua dhe se ka dhunuar fëmijët e vegjël duke disponuar edhe një foto.
Po ashtu i bën apel shtetit që ta ndihmojnë vajzën e saj për t’i gjetur një shtëpi për ta strehuar sepse është me katër fëmijë të vegjël duke u divorcuar.
27 vjeçarja është shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës duke u marrë në pyetje pas tentativës për tu mbytur ndërsa ka treguar problemet e saj me bashkëshortin për gjithë këto vite, për të cilat shteti shqiptar ka qenë në dijeni edhe më përpara. 27 vjeçarja dhe fëmijët e saj ndodhen në një qendër strehimi ndërsa është e paqartë se cila do të jetë e ardhmja e saj.