Dhuna kundër grave ka bashkuar këtë të enjte nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” dhe organizatën “Gruaja tek Gruaja”.
Përmes muzikës, performancës interesante dhe shpërndarjes së një numri të konsiderueshëm mesazhesh kundër këtij fenomeni, këta nxënës bëjnë thirrje për mbrojtje të grave. Në fokus të këtij aktiviteti, i cili u organizua në sheshin “Luigj Gurakuqi” ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve. Nxënësit pjesëmarrës bëjnë me dije se bashkëpunimi i qytetarëve ishte i frytshëm.
Ndërkohë që ka patur edhe projekte të tjera si një anketim me nxënësit e kësaj shkolle dhe një tjetër eksperiment social kundër dhunës.Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” organizojnë aktivitete kundër dhunës ndaj grave. Mesazhet e shpërndara synojnë një ndërgjegjësim sa më të madh të qytetarëve kundër këtij fenomeni.