Si një tradite e bukur e përvitshme nxënësit e shkollës se mesme “28 Nëntori” me rastin e festave te fundvitit kane organizuar ne ambientet e pedonales panairin e promovimit te gjuhës angleze, studimeve angleze dhe amerikane me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Bashkisë Shkodër.
Ky është viti i 2-te i organizimit te këtij panairi për vete formën qe realizohet ne qytetin e Shkodrës nga nxënësit e shkollës se Mesme “28 Nëntori” me mbështetjen e mësueses se gjuhës angleze Edra Sulo. Objektivi i këtij panairi i cili do te qëndroje i hapur për 3 dite me radhe është informimi i nxënësve për mundësite e studimeve ne Amerike dhe Angli po njëkohësisht ti ofroje qytetareve mundësinë për te kontribuar ne shifra minimale duke mbledhur me pas te ardhurat te cilat do shkojnë për fëmijët ne nevoje dhe azilin e pleqve ne Shkodër.