Sa herë që vijnë festat e sidomos ato të nëntorit, ne si shqiptarë e kemi për detyrë që me këngë, valle e proza kuqezi të tregojmë krenarinë tonë që kemi këtë atdhe për të cilin shume heronj derdhën gjak.

I radhës që shprehu në mënyre festive këtë krenari, ishte gjimnazi 28 nëntori, i cili në bashkëpunim me shoqatën “Rozafa Ekspresion” organizuan një koncert me talente të kësaj shkolle, por edhe të shoqatës, duke treguar veç të tjerash se Shkodra mbetet një taban arti dhe kulturë. Nën udhëheqjen e kompozitorit Zef Çoba, ish-nxënës i kësaj shkolle, ky koncert mori duartrokitje dhe u prit mirë nga të pranishmit në sallën e koncerteve të “28 nëntorit”. Kompozitori shfrytëzoi këtë shfaqje për të dhënë mesazhin se talentet e rinj kanë nevojë për mbështetje. Drejtoresha e gjimnazit “28 nëntori”, Albana Bushati, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me “Rozafa Ekspresion” Aktivtetet nga ky gjimnaz me rastin e festave të nëntorit kanë filluar prej disa ditësh dhe u përmbyllën me shfaqjen e zhvilluar të enjten.

Artikulli paraprakBARDHAJ – BARDHANJOR , NIS NIVELIMI I 3 KM RRUGË
Artikulli tjetërPREFEKTI “PËRGENJËSHTRON” ADEMIN: I KA BORXH LANDFILLIT