Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.

Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.

Artikulli paraprakNOKA TENTON TË SHKULË ME FORCË GARDHIN METALIK: PARLAMENTI ËSHTË SHNDËRRUAR NË BURG
Artikulli tjetërTENSIONET NË KUVEND, SHEHU: GRUSHT SHTETI! PO VENDOSET RENDI USHTARAK NË PARLAMENT! MAJKO I KUJTON: FATOS NANO KA QENË NË BURG…