Plot 280 pasagjerë të tragetit “Rigel 1” kanë kaluar tre orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e shkuar.
Kapiteni i portit Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03 të mëngjesit.
Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.
Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa te bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit.
Por aspak favorizues nuk ka qenë as moti. Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.
Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kane denoncuar tek autoritetet italiane.
Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.
Rreth orës 6 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohët në orën 16 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.