Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës si autor i dyshuar I një plagosjeje me thikë të ndodhur mbrëmjen e të dielës në Balldre.Shtetasi me iniciale A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, u identifikua dhe arrestua falë veprimeve të shpejta hetimore, pasi dyshohet se mbrëmjen e e së dieles, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.29-vjeçari i arrestuar, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet proçeduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI MORI NJË AUTOMJET NJË SHTETASI ME ANË TË MASHTRIMIT, ARRESTOHET 22-VJEÇARI
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI:“BASHKË ME FITOREN, GJITHMONË”