Dy vite më parë Star Plus ka trajtuar historinë e Matilda Rrapushit, një vajzë jetime e komunitetit egjiptian e cila kërkonte një punë. Sot pas dy vitesh Matilda trokiti sërish në dyert e Star Plus pasi gjendet përsëri e papunë. 29 vjeçarja thotë se gjetja e një pune është bërë e vështirë për shkak të diskriminimit që ajo pretendon se i bëhet nga punëdhënësit e ndryshëm për shkak se i përket komunitetit egjiptian.

29 vjeçarja tregon se ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike pasi nuk ka as para as për t’u ushqyer.

Nuk janë të pakta rastet e personave të cilët i përkasin komunitetit egjiptian apo rom të cilët përballen çdo ditë me diskriminime të ngjashme me rastin e Matilda Rrapushit në gjithë Shqipërinë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KAMPIONATI NDËRKOMBËTAR NË TAEKWONDO
Artikulli tjetërSHKODËR, LEKSION I HAPUR ME KËRKUESIN ARLIND KAÇIRANI