3 automjete të reja janë në dispozicion të bashkisë Malësi e Madhe që nga fillimi i këtij viti.
Njëri prej automjeteve do të përdoret për nevojat e policisë bashkiake, ndërsa autovetura e dytë do t’i shërbejë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Në bashkëpunim më shoqatën D.L.D.P. është mundësuar edhe një automjet i tretë për pastrimin e territorit.
Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj tha se në momentin e marrjes së mandatit ka ekzistuar një gjendje aspak normale e mirëmbajtjes së ambientit. Më parë, kryebashkiaku Marinaj deklaroi për Star Plus se investimet e bashkisë gjatë vitit 2017 do të fokusohen në rritjen e cilësisë së shërbimeve, rikonstruktimin e institucioneve mësimore dhe funksionalitetin e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve.