3 dhjetori, festa e personave me aftësi ndryshe është përkujtuar me një aktivitet të organizuar në sheshin përpara bashkisë Shkodër.

Personat me aftësi ndryshe të projektit “Shpresa” dhe shkolla 3 dhjetori u bashkuan në këtë ditë të rëndësishme. Banda e personave me aftësi ndryshe performoi pjesë të ndryshme muzikore. Për bashkinë Shkodër kjo është një ditë e rëndësishme që shërben për të kthyer më shumë vëmendjen tek këto shtresa. Aktiviteti me personat me aftësi ndryshe ka vijuar me një koncert artistiko-kulturor ndërsa askush nuk isht kujdesur që në pedonale ku po zhvillohej aktiviteti të ndalej qarkullimi i makinave.

Artikulli paraprakMARUBI MUZE KANDIDAT PËR EMYA 2017
Artikulli tjetërPROMOVOHET NË SHKODËR LIBRI NË NDERË TË KOLË PREKË CACAJ