Në kuadër të 21 marsit, Ditës Ndërkombëtare të personave me Sindromën Down, shkolla speciale “3 Dhejtori” në qytetin e Shkodrës ka angazhuar nxënësit e saj me vizatime dhe punime në letër.

Drejtuesja e këtij institucioni Vjollca Jahaj thotë se në këtë shkollë studiojnë 6 persona me këtë sindromë. Mësuesit e dedikuar për grupe të vogla nxënësish kanë një rol të veçantë në mbështetjen e fëmijëve më nevoja të veçanta. 21 Marsi është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë sindromën Down.

Kjo ditë këtë vit shënon përvjetorin 12 të Ditës Botërore dhe çdo vit është zëri i njerëzve që kanë këtë sindromë. Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje rezulton me sindromën “down”, ndërsa vetëm në Shqipëri ka rreth 684 persona me këtë sindromë.  

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E SINDROMËS DOWN
Artikulli tjetër“EMOCION”, EKSPOZOHEN PIKTURAT E MATURANTES SHKODRANE