Shkolla speciale “3 dhjetori” ka festuar në Shkodër ditën ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe. Ashtu si vitet e kaluara nxënësit e kësaj shkolle me ndihmën e mësuesve paraqiten një koncert artistiko-kulturor përpara të pranishmëve.
Drejtorja e shkollës “3 dhjetori” në Shkodër Enkelejda Mataj tha se personat me aftësi ndryshe duhet të mbështeten.
Paragjykimet ndaj personave me aftësi ndryshe duhet të shmangen dhe të pranohen nga e gjithë shoqëria…
Shkolla “3 dhjetori” ka një përkushtim maksimal për fëmijët me aftësi ndryshe dhe tashmë kjo shkollë ndër vite ka arritur që përmes ndërgjegjësimit nxënësit e saj të integrojë kudo në shoqëri.