Shkolla Speciale 3 Dhjetori në Shkodër prezantoi gjatë së enjtes ekspozitën me piktura dhe punime nga nxënësit.
Ekspozita u hap në ambientet e bibliotekës Marin Barleti, ndërsa numri i të pranishmëve ishte i lartë. Teksa falenderoi mesuesen nismëtare të kësaj ekspozite, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tha se në qytet do të hapet edhe një qendër e re sociale në ndihmë të shtresave në nevojë. Pas përfundimit të ekspozitës, e cila do të zgjasë 2 ditë, punimet e nxënësve do të dhurohen për shtëpinë e të moshuarve dhe pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës. I pranishëm për të parë nga afër këtë ekspozitë ishte edhe prokurori shqiptaro-amerikan Gjon junçaj, ekspert i misionit OPDAT të SHBA-së, i cili është i ngarkuar në sektorin e hetimit pasuror pranë njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të rënda.