3 dhjetori, dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar duhet të jetë ditë sensibilizimi e jo feste. Ky është mesazhi që përcjell Saimir Ustabeqiri, kryetar I shoqatës para dhe tetraplegjik në Shkodër ndërsa kërkon që të respektohen të drejtat e kësaj kategorie.

Ustabeqiri shton se në këtë ditë duhet që institucionet të ndërgjegjësohen për rolin që kanë në përmirësimin e jetesës së invalidëve në Shkodër sepse nuk mund të mbështeten gjithmonë tek donatorët e huaj. Ai ka një falenderim ëpr të gjithë bizneset që kanë mbështetur këtë kategori në Shkodër

Në qytetin e Shkodrës janë me dhjetëra persona me aftësi të kuafizuar të cilët jetojnë me mbështetjen modeste të institucioneve përgjegjëse apo edhe pa mbështetje fare. Këto raste duhet të shërbejnë si shembull që të merren masa për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e standarteve të tjera për përballimin e sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

Artikulli paraprakINVESTIM NË RRUGËN “KARDINAL MIKEL KOLIQI”
Artikulli tjetër“2 MIJË VJET KRISHTËRIM TEK SHQIPTARËT”